Juventusi nuk harron, i përgjigjet Barcelonës: E mbajtëm fjalën, e sollëm lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në Camp Nou

Juventusi nuk ka harruar ndeshjen me Barcelonën në Torino dhe i ka kthyer përgjigje klubit katalunas.

Sport

09/12/2020 07:53

Ishte Barcelona që pas fitores në Torino shkroi në Twitter ‘Jemi të lumtur që mundet ta shihnit lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në fushën tuaj’, përcjellë lajmi.net.

“Bianconerët” menjëherë u përgjigjen duke thënë se janë duke shikuar gabim ‘Ju me siguri jeni duke shikuar gabim. Ne do ja u sjellim të duhurin në Camp Nou’.

Ndërsa, pas fitores së djeshme, ku portugezi realizoi dy gola, Juventusi prapë shkroi në Twitter.

‘E mbajtëm fjalën: E sollëm”.

Me fitoren e djeshme, Juventusi përfundojë rekordin e Barcelonën pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe u kualifikua në raundin tjetër si lider i grupit./Lajmi.net/