“Juventusi nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Wesley Sneijder nuk beson se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve edhe pas transferimit të Ronaldos.

Sport

16/08/2018 22:46

Holandezi që suksesin në Evropë e kishte arritur me Interin e Jose Mourinhos në vitin 2010, nuk beson se të njëjtën gjë që ta bëjë edhe ‘Zonja e Vjetër’.

Bardhezinjtë shihen favoritë për të fituar në Ligën e Kampionëve, pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

“Unë nuk mendoj kështu”, u përgjigjë Sneijder në pyetjen nëse Ronaldo mund t’ia sjellë Ligën e Kampionëve skuadrës së Juventusit.

“Kjo nuk ka të bëjë me një lojtar, sigurisht që Juventusi ka bërë punë të mirë viteve të fundit në Evropë, por një lojtar nuk mund të ndryshojë gjithçka, sa që një skuadër edhe ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

“Skuadrat tjera janë më të forta se sa Juventusi. Do të ishte befasi nëse nuk fiton titullin në Serie A, por për Ligën e Kampionëve ka nevojë për më shumë”./Lajmi.net/