Juventusi në bisedime me Sirigun

Klubi i Juventusit, raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me portierin e Torinos, Salvatore Sirigu.

Sport

10/06/2021 22:44

Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë me Sirigun, transmeton lajmi.net.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, e dëshiron transferimin e 34- vjeçarit, që ti bëjë konkurrencë Wojciech Szczęsny për një vend startues sezonin e ardhshëm.

Torino mund ta shes Sirigun, duke marrë parasysh faktin që kontrata e tij përfundon në vitin 2022, dhe duan të përfitojnë diçka nga shitja e tij këtë afat kalimtar të verës. /Lajmi.net/