Juventusi mposht Brescian pa Ronaldon

Juventusi ka arritur të marrë tre pikë të plota ndaj Brescias, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:0.

Sport

16/02/2020 16:54

Këtë takim nuk luajti fare Cristiano Ronaldo, i cili u la të pushohej nga trajneri Maurizio Sarri para ndeshjes ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve.

Vendasit nuk është se e kishin të lehtë përballjen me Brescian, deri kur Florian Aye (37’) u ndëshkua me të kuq.

Paulo Dybala (38’), Juan Cuadrado (75’) dhe Gonzalo Higuain (80’) shënuan në fitoren e Bardhezinjëve, të cilët tani tubojnë 57 pik në pozitën e parë me një ndeshje më shumë se Interi.

Brescia ndërkohë renditet në pozitën e parafundit me 16 pikë. /Lajmi.net/