Juventusi me ofertë për Gabriel Jesus

Juventusi me ofertë për anësorin e Manchester City, Gabriel Jesus.

Sport

20/03/2022 15:31

Sipas ’Daily Star’, Juventusi ka planifikuar t`ia dërgojë një ofertë Cityt, për transferimin e brazilianit në Itali.

Erling Haaland thuhet se do t`i bashkohet ekipit të Pep Guardiolës dhe kjo do të bënte që Jesus të largohet nga ekipi anglez, transmeton lajmi.net.

Nëse ndodhë diçka e tillë Juventusi do të ofrojnë 65 milionë euro ‘Citizens’, për brazilianin.

24 vjeçari iu bashkua Cityt nga Palmeiras, në janar të vitit 2017 dhe ka qenë një lojtar kyç për ekipin e Pep./Lajmi.net/