Juventusi kualifikohet dhe dhuron spektakël (Video)

Juventusi ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke dhuruar spëktakël në Gjermani, pasi e mposhti Dortmundin me rezultat bindës prej 3-0.

Sport

18/03/2015 22:33

Juventusi e filloi mirë takimin, pasi në minutën e 3′ Carlos Tevez shënon një supergol për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 70′ Morata arrin të realizojë golin e dytë për skuadrën e tij para se Tevez në minutën e 79′ të vulosë fitoren e Juventusit.

Kështu, Biankonerët kualifikohen falë rezultatit të përgjithshëm nga dy ndeshje, 4-1.

https://vine.co/v/OVQVlm2gJma
https://vine.co/v/OV2gurWeIvm
https://vine.co/v/OV2w7eddjj0