Juventusi kthehet kah Gundogan
Skuadra e Juventusit raportohet se ka filluar të shpreh interesimin për të transferuar mesfushorin e Dortmund, Ilkay Gundogan.

Sport
Zonja e Vjetër nuk ka shprehur interesim konkret për Gotzen, kurse oferta e tyre për Julian Draxler u refuzua nga Schalke.
Mediat italiane shkruajnë se Allegri po mendon për transferimin e mesfushorit me pasaportë gjermane, Ilkay Gundogan.
Lojtari kishte probleme me lëndime edicionin e kaluar, por menjëherë pas rikthimit tregoi paraqitje mjaft të mira dhe do të ishte lojtari adekuat për zëvendësimin e Khediras që shkaku i lëndimit nuk do të luaj dy muaj.