Juventusi kërkon mbrojtës krahu në Spanjë

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe Bianconeri po ‘peshkojnë’ në Spanjë. Adriano, Coentrao e Marcelo, janë tre objektivat e gjigantit italian.

Sport

02/06/2014 12:35

Do të arrijë nga Spanja përforcimi i krahut të majtë të Juventusit. Janë tre, objektivat e Bianconeri, siç njofton TuttoSport.

Tek Real Madridi gjenden dy, Coentrao e Marcelo dhe njëri prej tyre është i tepërt, edhe pse Los Blancos nuk do ta bëjnë asnjë lëvizje deri në përfundim të Botërorit.

I treti luan në Barcelonë. Bëhet fjalë për Adrianon. Përfaqësuesi brazilian dëshiron të luajë titullar dhe po mendon të largohet nga Blaugrana, ndërsa për shërbimet e tij janë interesuar edhe Interi e Roma.