Juventusi i kthehet fitoreve (Video)

Juventusi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Empolit me rezultat solid prej 2-0.

Sport

01/11/2014 19:52

Pjesa e parë përfundoi pa gola, duke lënë që fati i takimit të vendoset në pjesën e dytë.

Në minutën e 61’ Andrea Pirlo shënon një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të kaluar Juventusin në epërsi. Në minutën e 72’ Alvaro Morata shënon për të vulosur fitoren e Biankonerëve.

Me këto tre pikë, Juventusi ngjitet në majen e tabelës së Serie A, me 25 pikë, tre pikë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.

Video