Juventusi hesht Milanin midis San Siros

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore minimale në derbin, kundër Milanit i cili u zhvillua në San Siro, në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Sport

20/09/2014 23:42

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë deri në minutën e 30′. Pas këtij momenti, Juventusi e mori nën kontroll takimin duke rrezikuar disa herë portën e Abiattit.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë mjaf të mirë për skuadrën e Massimiliano Allegrit. Në minutën e 71′, sulmuesi në top-formë i Juventusit, Carlos Tevez me një mjeshtëri të madhe, arriti që ta mposht Abbiatin për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Milani nuk kishte forcë që të barazonte rezultatin, falë një mbrojtjeje mjaft të mirë nga skuadra Biankonere, e cila i arkëtoi tre pikë të arta nga ky takim.

Me këtë fitore, Juventusi është në kuotën e nëntë pikëvë nga tre ndeshje. Biankonerët kanë shënuar katër gola teksa nuk kanë pranuar asnjë të tillë, në këtë fillim të sezonit të ri.

Video