Juventusi e mbyll sezonin me humbje

Juventusi e ka mbyllur sezonin me humbje, pasi u mposht 2-0 në udhëtim te Sampdoria. Kjo ishte ndeshja e pestë me radhë në Juve s’di të fitojë (3 barazime, 2 humbje).

Sport

26/05/2019 20:01

I ka ardhur fundi edhe Serisë A, ashtu si pothuajse gjitha ligave në Evropë.

Juve, pa Cristiano Ronaldonë në skuadër – që ka nisur më herët pushimet, e përfundoi sezonin me humbje.

“Zonja e Vjetër” humbi 2-0 në udhëtim te Sampdoria me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes, Gregoire Defrel (84′) dhe Gianluca Caprari (90′).

Kjo ishte ndeshja e pestë me radhë në Juve s’di për fitore që kur u shpall edhe matematikisht kampion i Italisë (3 barazime, 2 humbje).

Juve, që fitoi titullin e tetë me radhë të Serie A, e mbylli sezonin me 90 pikë.

Në 38 xhiro, Juve mori 28 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. “Zonja e Vjetër” ka shënuar 70 gola, derisa ka pranuar 31.