Juventusi e huazon Matrin nga Milani

Skuadra e Juventusit ka huazuar Alessandro Matrin nga skuadra e Milanit deri në fundin e këtij sezoni.

Sport

02/02/2015 15:02

Biankonerët kanë forcuar paksa skuadrën e tyre, pasi në mënyrë zyrtare kanë huazur Alessandro Matrin nga Milani.

Matri ishte fillimisht te Juventusi, mirëpo nuk arriti të tregojë formë të mirë duke ndërruar skuadrën disa herë.

Lojtari shihet si zëvendësues i Sebastian Giovincos i cili është larguar nga Juventusi për tek skuadra e Torontos.