Juventusi e do Falcaon huazim

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi. Dhe, Bianconeri duket se e kanë veçuar atë. Mediat italiane shkruajnë se Zonja e Vjetër e do kolumbianin Radamel Falcao në formë huazimi.

Sport

24/08/2014 10:53

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ vazhdon të flasë për transferimin e mundshëm të Radamel Falcaos në Juventus.

Sipas saj, palët janë më afër se kurrë. Me këtë rast, sulmuesi kolumbian do të përfundonte tek Bianconeri në formë huazimi për një sezon, pasi ai dëshiron të largohet nga Ligue 1.

Në listë të pritjeve të gjigantit italianë janë edhe Podolski, Hernandez e Torres.

Për Falcaon, Juve do të ketë konkurrencë nga Milani, i cili po ashtu e kërkon ish futbollistin e Portos dhe Atletico Madridit.