Juventusi arrin marrëveshje personale me Paredes

Leandro Paredes së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i Juventusit. Paredes nuk është i kënaqur te kampioni francez, andaj kërkon largimin. Tash e sa kohë argjentinasi është i lidhur me një kalim te Juventusi. Është gazetari i njohur, Fabrizio Romano që e konfirmon se lojtari ka arritur marrëveshje personale me ‘Zonjën e…

Sport

11/08/2022 18:29

Leandro Paredes së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Paredes nuk është i kënaqur te kampioni francez, andaj kërkon largimin.

Tash e sa kohë argjentinasi është i lidhur me një kalim te Juventusi.

Është gazetari i njohur, Fabrizio Romano që e konfirmon se lojtari ka arritur marrëveshje personale me ‘Zonjën e Vjetër’, transmeton lajmi.net.

28 vjeçari po pret që të arrihet një akord në mes klubeve dhe të kalojë në ‘Allianz Stadium’.

Mbetet të shihet nëse të dy gjigantët evropian do arrijnë të bien dakord për transferimin e mesfushorit drejt Italisë./Lajmi.net/