Juventus vihet pas mbrojtësit shqiptar

Juventus po monitoron mbrojtësin shqiptar të Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Sport

13/11/2019 18:41

‘Goal.com’ raporton se kampionët e Italisë janë të interesuar për Marash Kumbullan, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Serie A janë të impresionuar nga performancat e qendërmbrojtësit 19 vjeçar këtë sezon në Serie A.

Kumbulla është paraqitur në 10 ndeshje për Veronan këtë sezon, një herë në kupë dhe nëntë herë në Serie A.

19 vjeçari Kumbulla së bashku me Amir Rrahmanin, kanë krijuar një dyshe të fortë në mbrojtje, e cila është ndër më të mirat në Serie A./Lajmi.net/