Juventus uron Interin për Scudetton 2020/21

Pas nëntë viteve, Inter më në fund ka arritur t'i jap fund dominimit të Juventusit për Scudetton.

Sport

02/05/2021 17:22

“Neurazzurët” edhe matematikisht kanë fituar trofeun e Seria A për edicionin 2020/21, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht që dështuan të fitojnë Seria A, Juventus ka uruar Interin.

“Urime për Interin që fituan kampionatin për edicionin 2020/21”, shkroi klubi në Twitter.

Ndërkohë, Juventus mbetet në garë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/