Juventus transferon dy lojtarë të Real Madridit?

Real Madrid mund të largojë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

24/10/2020 09:24

‘Los Blancos’ kanë në plan të bëjnë disa ndryshime, dhe Juventus janë të interesuar për dy lojtarë të tyre.

Bëhet fjalë për dyshen Marcelo dhe Isco, përcjell lajmi.net raportimet e medieve spanjolle.

Trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron të llogarisë në Iscon dhe Marcelon nga janari, kështu që kampionët e Serie A duan të përfitojnë nga situata.

Juventus do të paguajë deri në 40 milionë për Iscon, ndërsa Marcelo do të shkëpusë kontratën, për transferim falas te ‘Zonja e Vjetër’./Lajmi.net/