Juventus synon transferimin e Eriksen

Skuadra e Juventus po synon që të kryej edhe një transferim të madh për repartin e mesfushës.

Sport

12/08/2019 17:59

‘Zonja e vjetër’ po mendon që të përforcojë edhe më shumë repartin e mesfushës, dhe emri i fundit që po përmendet është ai i Christian Eriksen.

Juve ka siguruar deri më tani shërbimet e tre super mesfushorëve, Emre Can, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, me parametra 0, dhe tani po mendojnë që të shpenzojnë për Eriksen.

Danezi po heziton që të vazhdojë kontratën me Spurs, kurse Juve po synon që të përsëris ‘trikun e vjetër’, raporton ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Lojtari thuhet se do t’i diskutojë kushtet personale me Juventus për afatin e janarit, gjithmonë nëse nuk rinovon kontratën deri atëherë. /Lajmi.net/