Juventus synon super yllin e Inter

Skuadra e Juventus ka në plan një tjetër transferim të madh në merkaton e ardhshme.

Sport

15/03/2019 18:46

Ylli i skuadrës së Inter, Milan Skriniar ka përfunduar në listën e dëshirave të ‘zonjës së vjetër’, shkruan ‘Calciomercato’ transmeton lajmi.net.

Mbrojtësit e Juventus, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli janë të gjithë në të 30-at.

‘Biankonerët’ po synojnë të sjellin në skuadër një mbrojtës të ri në moshë, që do të ishte pasues i tyre.

Skriniar është vetëm 24 vjeçar dhe është në krye të listës së dëshirave. Ai po konsiderohet si një nga më të mirët në top pesë ligat evropiane, në pozitën e tij.

Interesim për Skriniar ka edhe nga Premierliga, ku skuadra e Manchester United ka simpati të madhe për lojtarin. /Lajmi.net/