Juventus shumë afër transferimit të super lojtarit

Juventus është i interesuar që ta transferojë një qendër mbrojtës për sezonin e ri.

Merkato

18/03/2019 10:53

Juventus dëshiron që ta forcojë fazën defanzive, andaj ka tri shënjestra.

‘Zonja e Vjetër’ e ka bërë prioritet transferimin e Matthijas de Ligt nga Ajaxi, transmeton lajmi.net nga Calciomercato.

Mbrojtësi holandez poashtu po kërkohet edhe nga Barcelona, ndërsa në verë do të jetë një garë e nxehtë për t’i marrë shërbimet e tij.

Në listën e Juventusit janë edhe mbrojtësit si, Ruben Dias i Benficas dhe Savic i Atletico Madridit. /Lajmi.net/