Juventus shkel Interin
Juventus konfirmoi edhe njëherë se është skuadra më e fuqishme në Itali momentalisht, duke e fituar edhe “Derbin e Italisë” me rezultat 3-1 ndaj Interit në shtëpi. Ndeshja filloi me domonimin e vazhdueshëm të vendasve, të cilët kishin edhe raste të qindëpërqinda, ku veçohet rasti i Tevez i cili nga afërsia nuk mundi të shënojë…

Sport
Juventus konfirmoi edhe njëherë se është skuadra më e fuqishme në Itali momentalisht, duke e fituar edhe “Derbin e Italisë” me rezultat 3-1 ndaj Interit në shtëpi.
Ndeshja filloi me domonimin e vazhdueshëm të vendasve, të cilët kishin edhe raste të qindëpërqinda, ku veçohet rasti i Tevez i cili nga afërsia nuk mundi të shënojë para Handanovic i cili ia ndaloi goditjet e një-pas-njëshme.
E megjithatë, nuk vonoi goli i parë në takim. Pirlo me një asistim të mrekullueshëm gjen Lichtsteiner i cili nuk e kishte problem të shënojë me kokë nga afërsia (minuta e 15).
Juventusi kishte raste të shumta gjatë pjesës së parë, por nuk arriti të shënojë më. Ndërsa, Inter kishte vetëm një rast me Palacion, i cili nga afërsia e gjuajti topin mbi portë.
Pjesa e dytë filloi me intenzitet të lartë, gjë që u tregua me golin e shpejtë të shënuar nga Juventus. Në minutën e 47 Chiellini shënon nga afërsia. 9 minuta më vonë, pas një tollovie Vidal shënon për 3-0.
Krejt çfarë bëri Inter ishte goli për 3-1 nga afërsia i Rolandos në minutën e 72, pas ekzekutimit të kornerit të parë në ndeshje të skuadrës së Interit.
Me këtë fitore Juventus është në pozitën e parë me 59 pikë, 9 më shumë se përcjellësi i parë – Roma që ka një ndeshje më pak, kurse Inter është në pozitën e 6 me 33 pikë, 11 larg pozitës së 3’të.