Juventus, sfida e Ronaldos

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një listë të gjatë të skuadrave që kanë pësuar kur janë ndeshur me të. Por, i mungon goli kundër Juventusit, kundërshtarit të së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ajax, Almeria, Apoel, Athletic, Atletico, Auxerre, Barcelona, Bayern, Betis, Borussia Dortmund, Celta, FC Copenhagen, CSKA, Deportivo, Elche, Espanyol,…

Sport

22/10/2013 12:35

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një listë të gjatë të skuadrave që kanë pësuar kur janë ndeshur me të. Por, i mungon goli kundër Juventusit, kundërshtarit të së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ajax, Almeria, Apoel, Athletic, Atletico, Auxerre, Barcelona, Bayern, Betis, Borussia Dortmund, Celta, FC Copenhagen, CSKA, Deportivo, Elche, Espanyol, Galatasaray, Getafe, Granada, Hercules, Levante, Lyon, Malaga, Mallorca, Manchester City, Manchester United, Marseille, Milan, Murcia, Osasuna, Ponferradina, Racing, Rayo, Real Sociedad, Sevilla, Sporting, Tenerife, Tottenham, Valencia, Valladolid, Villarreal, Xerez, Zaragoza dhe FC Zurich.

Vetëm Dinamo Zagreb ‘shpëtoi’ nga goli i Ronaldos. Por, një tjetër skuadër që nuk ka pësuar asnjëherë nga Ronaldo është Juventus, kundërshtari i radhës të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bilanci i golave të yllit portugez me Los Blancos është i jashtëzakonshëm, 215 gola në 210 ndeshje, përfshirë me shënime kundër secilës skuadër me të cilën është ballafaquar.

Në Spanjë i ka realizuar çdo kundërshtari kurse në Evropë, krejt qka i duhet është të tejkalojë gjysmëfinalen dhe të kthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Real Madrid, njësoj siç bëri me Manchester Unitedin.