Juventus rrezikon përjashtimin nga Serie A dhe Kupat e Evropës

Juventus rrezikon përjshashtimin nga Serie A dhe Kupat e Evropës Përveç gjobave të rënda dhe rrëzimit nga Seria A, Juventus rrezikon gjithashtu përjashtimin nga kupat e Europës. Kështu raportojnë mediet italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA, transmeton lajmi.net. Organi i Kontrollit Financiar ka…

Sport

02/12/2022 12:29

Juventus rrezikon përjshashtimin nga Serie A dhe Kupat e Evropës

Përveç gjobave të rënda dhe rrëzimit nga Seria A, Juventus rrezikon gjithashtu përjashtimin nga kupat e Europës.

Kështu raportojnë mediet italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA, transmeton lajmi.net.

Organi i Kontrollit Financiar ka vënë tashmë në letër mundësinë e anulimit të marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit me Zonjën e Vjetër.

Një hipotezë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Për shkelje shumë të rënda, do të ishte i mundur edhe përjashtimi nga garat e UEFA-s. /Lajmi.net/