Juventus rivalizon Barcën dhe Realin për yllin e Valencias

Valencia është skuadra e shënjestruar nga gjigantët e Evropës, para merkatos së verës.

Sport

04/04/2020 17:04

Anëtari i Valencia, Ferran Torres, është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe dhe po fut në garë gjigantët e futbollit evropian.

Real Madrid dhe Barcelona ishin skuadrat në garë për lojtarin, me katalanët si favoritët, por tashmë ka edhe një konkurrent të ri.

‘Tuttosport’ shkruan se Juve do të provojë të sigurojë shërbimet e Torres, transmeton lajmi.net.

Lojtari sapo ka mbushur 20 vite dhe shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur në Spanjë.

Gara për asin e Valencia do të jetë e madhe. Ai ka një klauzolë prej 100 milionë eurove që duhet t’i paguhet skuadrës nga ‘Mestalla’. /Lajmi.net/