Juventus, rekord i goditjeve

Nëse shikojmë rezultatin me të cilin përfundoi ndeshja, shumëkush mund të mendojë se ishte një duel i baraspeshuar. Por, ishte diçka krejt tjetër. Juventus mposhti Veronën 2-1 në Torino në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A. Mirëpo, gjatë përballjes me skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë, skuadra e Antonio Contes…

Sport

23/09/2013 12:40

Nëse shikojmë rezultatin me të cilin përfundoi ndeshja, shumëkush mund të mendojë se ishte një duel i baraspeshuar. Por, ishte diçka krejt tjetër.

Juventus mposhti Veronën 2-1 në Torino në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A. Mirëpo, gjatë përballjes me skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë, skuadra e Antonio Contes shënoi një rekord.

Juventus pati 35 tentime prej të cilave 15 goditje në portën e Veronës, më tepër se cilado skuadër tjetër brenda një takimi në pesë ligat kryesore evropiane këtë stinor, ka njoftuar ‘OptaPaolo’.

Verona realizoi në tentimin e parë dhe të vetëm që pati në portën e Marco Storarit. Fabrizio Cacciatore realizoi nga afërsia pas një goditje nga këndi por Bianconerët u kundërpërgjigjën shpejt duke përmbysur rezultatin me golat nga përforcimet e reja Carlos Tevez dhe Fernando Llorente, para përfundimit të pjesës së parë.

Në vazhdim, kampioni në fuqi kishte mundësi të tjera dhe tentime të shumta në drejtim të portës kundërshtare, por nuk arriti të realizojë më, edhe pse pikët e plota qëndruan në Torino.