Juventus refuzon shkëmbimin Ramsey – Benatia

Përkundër se po e kërkojnë mesfushorin Aaron Ramsey, Juventus kanë refuzuar një ofertë që do ta dërgonte lojtarin në Torino.

Sport

05/01/2019 20:31

Arsenal po përgatiteshin për ta dërguar Ramseyn në Serie A, në shkëmbim të Medhi Benatia, por “Bianconerët” e refuzuan këtë gjë, raporton “Tuttomercato”, transmeton lajmi.net.

Thuhet se mesfushori uellsian veçse ka arritur marrëveshje personale me Juven dhe në fund të sezonit do të largohet si agjent i lirë.

“Zonja e vjetër” dëshiron ta sjellë lojtarin në janar, mirëpo Emery nuk po pajtohet që ta humb lojtarin gjashtë muaj më herët.

Thuhet se Arsenal do ta largonte Ramseyn në janar vetëm në shkëmbim të Benatia, mirëpo Juventus nuk janë të interesuar për këtë shkëmbim. /Lajmi.net/