Juventus, Realit: Ja sa kushton Ronaldo

Juventus janë të gatshëm të lejojnë yllin e tyre, Cristiano Ronaldo të kthehet te ish klubi i tij, Real Madrid, për një çmim të volitshëm.

Sport

07/04/2020 23:56

Sipas Corriere dello Sport, Juventus do të ishin në gjendje të pranonin një ofertë prej 50 milionë funte për portugezin, me gjigantin spanjoll të interesuar.

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha në botën sportive, dhe shumë klube janë duke u ballafaquar me telashe të shkaku i pagave të larta të futbollistëve.

Cristiano Ronaldo fiton 31 milionë euro në sezon te Juventus, dhe pas COVID-19, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, do të jetë sfidë jo e lehtë për të paguar këtë pagë.

Kujtojmë se Ronaldo pikërisht nga Real Madrid është transferuar te Juventus./Lajmi.net/