Juventus po ‘lutet’ që Hazard të transferohet te Real Madrid

18:39 | 21 Maj 2019

Saga e gjatë e transferimit të Eden Hazard nga Chelsea te Real Madrid, po shkon drejt fundit.

Ylli belg është i gatshëm të lë Chelsean, për t’u transferuar te Real Madrid në Spanjë, për të përmbushur ëndrrën e tij të madhe, për të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’.

Transferimi i Hazardit te Real Madrid do të hapë skenare të rëndësishme për Juventusin.

‘Bardhezinjtë’ mund të fillojnë negociatat për transferimin e Isco dhe James Rodriguez nga Real Madrid.

Blerja e Hazard nga Real Madrid, do t’i hapte rrugë largimit të Isocs dhe James Rodriguez./Lajmi.net/