Juventus po kryeson garën për Zaniolon

Juventusi thuhet se do të fitojë garën për të nënshkruar me Nicolo Zaniolon, pasi mesfushori do të largohet nga Roma nëse kjo skuadër nuk arrin të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/03/2019 14:23

Sipas ‘Tuttosport’, Juventus prin në garë për të nënshkruar me talentin e Romës, duke lënë pas Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Milanin.

Juventus do të jenë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro për 19 vjeçarin.

Në ndërkohë, Roma po punon për t’i ofruar një kontratë të re Zaniolos deri në vitin 2024, për t’ia rritur çmimin përballë këtyre ofertave.

Zaniolo te Roma është transferuar verën e kaluar nga skuadra e Interit, duke u përfshirë në marrëveshjen me Radja Nainngolan./Lajmi.net/