Juventus po e transferon sulmuesin që ka shënuar 19 gola deri më tani

Juventus po tenton ta forcojë fazën ofanzive për sezonin e ri.

Merkato

19/03/2019 22:14

Juventus ka bërë një listë me lojtarët që i do në afatin e verës, gjersa sulmi mbetet njëri ndër repartet që duhet përforcuar.

‘Zonja e Vjetër’ është duke tentuar ta transferojë Sebastien Haller nga Eintracht Frankfurt, transmeton lajmi.net nga TMW.

Sulmuesi francez nuk është grumbulluar në kombëtare edhe pse ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 12 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Frankfurt është i gatshëm ta shet Hallerin, ndërsa Juventus duhet të paguajë 40 milionë euro. /Lajmi.net/