Juventus përforcon mbrojtjen me lojtarin e Chelsea

Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Juventusit, Emerson në afatin kalimtar të janarit, për të forcuar pozitën e krahut të majtë, ku luan Alex Sandro.

Sport

04/12/2019 16:19

‘Corriere dello Sport’ raporton se kampionët e Italisë mund të intervenojnë në afatin kalimtar të janarit, për të transferuar Emerson nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e njeh mirë Emersonin me të cilin ka punuar te Chelsea gjatë sezonit të kaluar.

Sidoqoftë, një marrëveshje mund të shkonte drejt dështimit me Chelsean që kërkon rreth 35 milionë euro për Emerson, ndërsa Juventus po kërkon fillimisht një huazim të lojtarit, me të drejt blerje.

25 vjeçari Emerson, te Chelsea është transferuar në verën e vitit 2018 nga skuadra e Romës./Lajmi.net/