Juventus pas Iscos

Skuadra e Juventus po planifikon për disa përforcime të reja gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

28/05/2019 12:45

Sipas raportimeve nga mediet italiane, skuadra kampione e Serie A është duke ndjekur yllin e Real Madrid, Isco Alarcon.

‘Zonja e vjetër’ është në kërkim të një mesfushori kreativ, pasi kërkohet ndryshim i sistemit të lojës, arsye për të cilën u shkarkua Massimiliano Allegri.

Juve po kërkon lojtar më kreativ dhe i pari në listën e dëshirave, sipas ‘ Tuttosport’, është Isco i Realit, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, Juve janë afër të nënshkruajnë edhe me Maurizio Sarrin, i cili pritet të jetë zëvendësuesi i Allegrit. /Lajmi.net/