Juventus pas Cassanos, ankohen tifozët
Juventus ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit kreativ të Parmës, Antonio Cassano. Kjo nuk u pëlqen aspak tifozëve.

Sport
Juventus është në kërkim të një mesfushori kreativ, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pas dështimit në blerjen e yllit të Galatasarayt, Wesley Sneijder, Bianconerët kanë kthyer vëmendjek tek objektivat e tjerë.
Së fundmi është përmendur edhe anëtari i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan, kurse tani ka filluar të qarkullojë një emër që nuk u pëlqen aspak tifozëve të Juvetusit.
Sipas “Sport Mediaset”, Juventus është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Antonio Cassanos nga Parma.
Dhe, menjëherë pas publikimit të lajmit kanë ardhur reagimet e ashpra të tifozëve kundër futbollistët të cilin vazhdimisht e kanë fyer sa herë ka luajtur në Torino, me cilëndo nga skuadrat kundërshtare nga Serie A.