Juventus i pari në Grupin H, shikojini këta dy kundërshtarë të tmerrshëm (FOTO)

Juventus rrezikon të ndeshet me disa prej skuadrave më të forta në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/11/2016 10:53

Juventus është shumë afër ta fitojë Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Por, as pozita e parë nuk do ta shpëtojë nga mundësia e ballafaqimit me një kundërshtar të fortë në rrethin tjetër të garës.

Manchester City dhe Bayern Munich janë konfirmuar në pozitat e dyta në grupet përkatëse.

Dhe, pikërisht këto dy skuadra paraqesin rrezikun më të madh për Juventusin, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

Real Madrid është po ashtu i dyti në Grupin F, por ka mundësi të dalë i pari nëse shënon fitore në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Borussia Dortmundit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.