Juventus ofron yllin e madh dhe para për Joao Felixin

Juventus është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Joao Felix.

Merkato

14/04/2019 17:55

Juventus ka kohë që po e shikon afër progresin e Joa Felix, andaj dëshiron që në verë ta transferojë atë nga Benfica.

‘Zonja e Vjetër’ ka ofruar tash së fundmi 70 milionë euro, mirëpo skuadra portugeze e ka refuzuar atë shumë, përcjell lajmi.net nga Football Italia.

Juventus tani po planifikon që ta shet Paulo Dybala, në mënyrë që të krijojë fonde për transferimin e Felix.

Benfica kërkon 100 milionë euro nga shitja e talentit, andaj torinasit nuk duan ta lëshojnë atë mundësi nga dora. /Lajmi.net/