Juventus ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për yllin e Chelseas

N’Golo Kante siç duket po e kërkon largimin nga Chelsea.

Merkato

21/03/2019 17:14

N’Golo Kante nuk është i lumtur te Chelsea, pasi që Maurizio Sarri i ka ndërruar pozicionin e tij si mesfushor defanziv.

Trajneri italian po e preferon më shumë Jorginhon në mesin e fushës, andaj mesfushori francez dëshiron të largohet, transmeton lajmi.net.

Duke parë dëshirën e Kantes për tu larguar nga Chelsea, Juventus e dëshiron transferimin e tij.

Mesfushori francez është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm te skuadra londineze, andaj 150 milionë euro duhet paguar për ta ndryshuar qëndrimin e bluve.

Juventus është i gatshëm që të bëjë një ofertë rreth 100 milionë euro, duke përfshirë edhe një lojtar në marrëveshje. /Lajmi.net/