Juventus nuk di të këndellet, mposhtet tani nga Napoli

20:01 | 11 Shtator 2021

Skuadra e Napolit ka arritur të fitoj derbin e xhiros së tretë të edicionit të ri në Serie A , duke triumfuar ndaj Juventusit me rezultat 2-1.

Ndeshjen e zhbllokoi Alvaro Morata i cili realizoi në minutën e 11-të pas një gabimi nga mbrojtësi kundërshtar, gol ky përmes të cilit u mbyll pjesa e parë në epërsi për ‘biankonerët’.

‘Napolitanët’ bën përmbysjen në pjesën e dytë, fillimisht duke e barazuar rezultatin nëpërmjet Matteo Politanos në minutën e 57-të, gjersa golin e fitores i’a dha mbrojtësi Kalidou Koulibaly në minutën e 85-të.

Juventus tani mbetet pa fitore pas tre xhirove të para kampionale të sezonit të ri, duke shënuar humbjen e dytë radhazi, për t’u gjendur momentalisht në pozitën e 16-të në tabelë.

Napoli ndërkohë vazhdon me bilanc të 100% të fitoreve, me tre të regjistruara pas aq xhirosh, duke qëndruar si lider në tabelë momentalisht, me 12 pikë të mbledhura. /Lajmi.net