Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Juventus në garë për Marash Kumbulla

8:15 | 1 Qershor 2020

Juventus i është bashkuar garës për shërbimet e Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Kumbulla, ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjeve të tij të mira me fanellën e Hellas Verona.

‘La Repubblica’ shkruan se Juventus është skuadra e radhës që është futur në garë për kartonin e 20 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Kumbulla vlerësohet me 30 milionë euro dhe kjo shumë nuk pritet të jetë problematike për Juventus, pasur parasysh edhe faktin që shqiptari po cilësohet si ‘Chiellini i ardhshëm’.

Napoli, Lazio e Fiorentina janë disa nga skuadrat tjera italiane që kanë treguar interesim për lojtarin.

Qendërmbrjotësi ka qenë i rregullt në formacionin bazë të Verona, madje ka shënuar edhe një gol, në 18 paraqitjet e tij. /Lajmi.net/