Juventus në çerekfinale

Juventus pa problem fitoi kundër Avellinos 3:0 dhe u kualifikua për në çerekfinale në Coppa Italia. Bianconerët në asnjë moment nuk ishin të rrezikuar nga kundërshtari, skuadër nga Serie B dhe me një formacion krejtësisht të ndryshuar nga trajneri Antonio Conte – që i pushoi futbollistët kryesorë – siguruan kalimin tutje. Në fakt, gjithçka u…

Sport

18/12/2013 21:53

Juventus pa problem fitoi kundër Avellinos 3:0 dhe u kualifikua për në çerekfinale në Coppa Italia.

Bianconerët në asnjë moment nuk ishin të rrezikuar nga kundërshtari, skuadër nga Serie B dhe me një formacion krejtësisht të ndryshuar nga trajneri Antonio Conte – që i pushoi futbollistët kryesorë – siguruan kalimin tutje.

Në fakt, gjithçka u vendos gjatë pjesës së parë. Sebastian Giovinco realizoi një gol të bukur pas shtatë minutash lojë, kurse avantazhin e Juventusit e dyfishoi mbrojtësi Martin Caceres në minutën e 16’të.

Fabio Quagliarella realizoi me kokë pas asistimit nga Giovinco atë që ishte gol i konfirmimit të fitores së thellë të vendasve, kualifikimit tutje, por edhe në fund, rezultatit përfundimtar të ndeshjes.

Përveç kualifikimit, një lajm i mirë për Juventusin nga kjo ndeshje ishte rikthimi nga lëndimi i mesfushorit Simone Pepe. Në fazën tjetër, Bianconerët do të ndeshen me fituesin e përballjes Roma-Sampdoria.