Juventus mund të ofrojë Rabiot plus para për Eriksen

Juventus e do Christian Eriksen me çdo kusht.

Sport

12/10/2019 16:27

Eriksen ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë kontratën me skuadrën e Tottenham, duke rritur kështu interesimin e Juventus.

Raportime nga ‘Le10Sport’ bëjnë të ditur se Juve mund të ofrojë Adrien Rabiot si pjesë të ofertës për Eriksen, transmeton lajmi.net.

Mesfushori francez kaloi në Torino gjatë kësaj vere, si transferim i lirë, por ka luajtur vetëm tri ndeshje deri më tani.

Me Eriksen jashtë kontratës në fund të sezonit, Juve do të provojnë gjithçka që të marrin nënshkrimin e lojtarit danez.

Mbetet të shihet nëse këto raportime do të jenë të sakta dhe Rabiot do të bëhet pjesë e Premierligës. /Lajmi.net/