Juventus, mësohet koha e largimit të Ronaldos

Eliminimi i Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk do të ketë pasoja në tregun e transferimeve për Cristiano Ronaldon.

Sport

18/04/2019 10:53

‘Zonja e Vjetër’ nuk do të arrijë edhe këtë sezon të realizojë ëndrrën për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Liderët e Serie A, janë befasuar nga ekipi i mrekullueshëm i Ajax, dukur u mundur 1:2 në Torino.

Ky eliminim nga Liga e Kampionëve, nuk do të ndikojë largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventus, së paku jo menjëherë.

Kështu së paku raporton gazeta italiane ‘Repubblica’, përcjell ‘lajmi.net’.

CR7 do të mbetet në Juventus edhe për një sezon, ndërsa do të largohet në verën e vitit 2020./Lajmi.net/