Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen

Juventus do të ketë një favor shtesë para ndeshjes me Bayer Leverkusen.

Sport

19/09/2019 20:25

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do t’i gjej përballë Juventusin dhe Bayer Leverkusenin.

Para kësaj ndeshje, skuadra gjermane ka konfirmuar se nuk do të kenë shërbimet e anësorit Leon Bailey, përcjell lajmi.net.

Lojtari duket se ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes kundër Lokomotivës së Moskës.

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore të kryera nga mjeku i skuadrës së Leverkusen, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1 tetorit. /Lajmi.net/