Juventus me ofertë befasuese për Eriksen

Juventus është duke tentuar të bëjë një transferim befasues.

Merkato

18/03/2019 14:27

Juventus e dëshiron transferimin e Chrtistian Eriksen nga Tottenham.

Danezi është i gatshëm që të largohet nga skuadra angleze, andaj ‘Zonja e Vjetër’ do të bëjë ofertë për të, përcjell lajmi.net nga Chronicle.

Eriksen është duke u kërkuar edhe nga Real Madrid e Barcelona, por që ende nuk kanë bërë ofertë.

Tottenham i do 150 milionë euro nga shitja e danezit, ndërsa Juventus nuk ofron më shumë se 100 milionë. /Lajmi.net/