Juventus me një super plan për transferimin e Pogba

Juventus duket se janë të vendosur që të rikthejnë Paul Pogban në Torino.

Sport

08/11/2019 23:17

Pogba ka kaluar disa sezone me Juventus, duke kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij, para se të kthehej tek Manchester United.

‘Zonja e vjetër’ është e interesuar që të ketë përsëri shërbimet e mesfushorit francez, dhe për këtë kanë një super plan.

‘Tuttosport’ raporton se Juventus janë gati të ofrojnë para + shërbimet e njërit prej Emre Can, Blaise Matuidi, Mario Mandzukic ose Daniele Rugani, transmeton lajmi.net.

Manchester United kanë qenë të interesuar për Mario Mandzukic më herët. Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje që do të dërgonte Pogban në Serie A. /Lajmi.net/