Juventus me mega ofertë për Iscon

Juventus është duke planifikuar t’i bëjë disa transferime rekorde në verë.

Merkato

21/04/2019 21:52

Juventus është duke tentuar ta transferojë Isco Alarconin nga Real Madrid.

Cristiano Ronaldo është duke tentuar ta transferojë spanjollin në verë te skuadra italiane, përcjell lajmi.net.

Juventus po planifikon që t’i ofrojë 85 milionë euro për transferimin e Iscos.

Real Madrid po refuzon ta shet spanjollin, gjersa Ronaldo është duke tentuar ta bind atë që të kalojë në Torino gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. /Lajmi.net/