Juventus largohet nga karantina

Juventus kanë njoftuar për daljen nga karantinimi.

Sport

23/10/2020 17:26

Faqja zyrtare e Juventus kanë bërë të ditur se të gjithë lojtarët kanë testuar negativë për koronavirus dhe mund të largohen nga izolimi, transmeton lajmi.net.

I infektuar vazhdon të mbetet ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të jetë i izoluar në shtëpi.

“Juventus Football Club njofton se sipas aplikim të rregullorës dhe protokollit në fuqi, periudha e izolimit që është komunikuar më herët, e cila përfshinë 61 njerëz, përfundon këtë pasdite”, shkruan klubi.

Lojtarët e Juventus tashmë do të kthehen në stërvitje të plota, për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës. /Lajmi.net/