Juventus kundër Del Pieros
Pas dy vjetësh rrugët e Juventusit dhe Alessandro Del Pieros ndeshen sërish. Bianconerët, më 10 gusht të vitit të ardhshëm do të udhëtojnë drejt Sydneyt për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër ekipit të yjeve nga A-League, të përbërë nga futbollistët më të mirë të Kampionatit australian, në të cilën pritet të zë vend edhe…

Sport
Pas dy vjetësh rrugët e Juventusit dhe Alessandro Del Pieros ndeshen sërish.
Bianconerët, më 10 gusht të vitit të ardhshëm do të udhëtojnë drejt Sydneyt për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër ekipit të yjeve nga A-League, të përbërë nga futbollistët më të mirë të Kampionatit australian, në të cilën pritet të zë vend edhe kapiteni i Sky Blues.
Skuadra e Antonio Contes do të ndeshet me ish numrin 10, ikonën e Juventusit, i cili kaloi 19 vjet në klub para largimit në verën e vitit 2012.
“Jemi të lumtur që do të luajmë në një shtet të tillë dhe të takohemi me futbollistët më të mirë të futbollit australian”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta.
“Po ashtu mezi presim të vizitojmë një qytet të jashtëzakonshëm si Sydney”, shtoi ai.
Kurse, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Australisë, David Gallop shtoi: “Do të jetë një mundësi e mirë ta prezantojmë A-Leaguen në nivelin më të lartë. Kurse, për Juventusin do të jetë një rast për të zbuluar një tokë të shkëlqyeshme, të përballet me një nivel tjetër të futbollit në rritje dhe të takohet me shumë, shumë tifozë. Jemi larg gjysmë planeti, por për këtë aspekt jemi më afër njëri tjetrit”.