Juventus kthehet kah pista Depay
Juventus mund t’ia heq Barcelonës lojtarin Memphis Depay nga regjistri i pagave. Barcelona është e interesuar të shes kartonin e holandezit Memphis Depay dhe kartonit të tij i ka caktuar një çmim prej 20 milionë eurove. Holandezi ishte më produktivi sezonin e kaluar nën urdhrat e Xavi Hernandez, por me ardhjet e reja duket se…
Sport
Juventus mund t’ia heq Barcelonës lojtarin Memphis Depay nga regjistri i pagave.
Barcelona është e interesuar të shes kartonin e holandezit Memphis Depay dhe kartonit të tij i ka caktuar një çmim prej 20 milionë eurove.
Holandezi ishte më produktivi sezonin e kaluar nën urdhrat e Xavi Hernandez, por me ardhjet e reja duket se ai nuk është më pjesë e planeve.
Tani, sipas raportimeve nga mediat italiane, Memphis Depay është në listën e dëshirave të Juventus, përcjell lajmi.net.
Lojtari po ashtu ka mundësi të përfshihet në një marrëveshje mes Barcelonës dhe Sevilla, e cila sheh Jules Kounde të kalojë në ‘Camp Nou’.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Memphis Depay. /Lajmi.net/