Juventus konfirmon bisedimet me Dybala – synohet rinovimi i kontratës

Paulo Dybala është në bisedime me skuadrën e Juventus, për rinovimin e kontratës.

Sport

09/02/2020 09:45

Ylli argjentinas i Juventus, Paulo Dybala, është një nga lojtarët që merr vëmendjen më të madhe në merkato, nga skuadra e Juves.

Dybala lidhej me një largim të mundshëm gjatë verës së kaluar, me skuadra si Tottenham e Man Utd që monitoronin situatën e tij.

Por, me largimin e Massimiliano Allegri dhe Maurizio Sarri, situata ka ndryshuar për lojtarin. Ai tashmë shihet shumë i rëndësishëm për skuadrën, dhe ‘Zonja e vjetër’ kanë konfirmuar se janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

“Ai është numri 10 i Juventus. Ai është fundamental. Ne e dimë se çfarë vlere ka ai dhe çfarë përfaqëson” ka thënë Paratici për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Në muajt e ardhshëm, ne do të flasim me të. Ne tashmë kemi pasur disa bisedime para janarit, dhe jemi pajtuar të flasim përsëri afër fundit të sezonit” ka thënë drejtori sportiv i Juve.

Dybala ishte startues edhe në ndeshjen e mbrëmshme, ku Juventus u mposht 2:1 nga skuadra e Veronës. /Lajmi.net/