Juventus, klubi ideal për Pogban

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se kampioni i Italisë ka ambientin ideal për mesfushorin Paul Pogba.

Sport

06/03/2015 12:27

Paul Pogba kërkohet nga shumë klube të mëdha, por drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta thotë se ylli francez nuk do të gjejë askund më mirë se aty ku është aktualisht.

“Juventus është klubi ideal për zhvillimin e tij. Ne së fundmi ia kemi vazhduar kontratën dhe duam të ndërtojmë një skuadër konkurrente rreth tij”, deklaroi ai.

“Të drejtat e tij sportive i takojnë vetëm Juventusit, andaj Juventus është ai që vendos. Mirëpo, vendimi i futbollistit është po aq vendimtar. Po flasim për një 21-vjeçar, i cili mund të zhvillohet nga ndeshja në ndeshje”, përfundoi Marotta.